BOTA, 5 Korrik 2025, 22:43

Elon Musk themelon partinë e tij politike, ja emri i zgjedhur

Elon Musk themelon partinë e tij politike, ja emri i zgjedhur

Elon Musk ka shpallur krijimin e një partie të re politike në SHBA, të quajtur “Partia Amerikane”. Lajmi vjen pasi ai zhvilloi një sondazh në platformën X (ish-Twitter), ku pyeti ndjekësit nëse dëshironin një alternativë ndaj sistemit dypartiak.

“Dita e Pavarësisë është momenti i duhur për të pyetur veten nëse doni pavarësi nga ky sistem politik”, shkroi Musk. Pas rezultateve pozitive në sondazh, ai njoftoi zyrtarisht: “Me një raport 2 me 1, njerëzit duan një parti të re dhe do ta kenë atë.”

Sipas tij, sistemi aktual politik nuk përfaqëson më një demokraci të vërtetë: “Kur bëhet fjalë për shpërdorimin dhe korrupsionin, jemi nën një sistem njëpartiak.” Ai përfundoi: “Sot, Partia Amerikane është formuar për t’ju dhënë sërish lirinë tuaj.”