BOTA, 13 Shtator 2023, 11:09

Emigrantët dynden në Itali, Gjermania dhe Franca mbyllin dyert, Metsola: Zgjidhjet nuk mund të jenë kombëtare

Emigrantët dynden në Itali, Gjermania dhe Franca mbyllin dyert,

Kriza e emigrantëve duket se akoma nuk ka gjetur zgjidhje. Në Lampedusa të Italisë vijojnë pa pushim zbarkimet e varkave me emigrant të paligjshëm. Mediat italiane shkruajnë se vetëm mëngjesin e kësaj të mërkurë të pranishmit në ishull ishin pothuajse 6,800 emigrantë.

Por numri përditësohet vazhdimisht. Si pasojë e shpëtimit të 46 emigrantëve që ndodheshin në një varkë, ka humbur jetën një foshnje vetëm 5 muajshe e cila ka rënë në ujë.

Prefektura e Agrigento-s ka rregulluar transferimin e 880 personave: 700 do të hipin në tragetin e planifikuar që do të mbërrijë në Porto Empedocle në mbrëmje dhe 180 do të nisen me një fluturim të IOM-it.

Ndërkohë Franca dhe Gjermania po mbyllin dyert për Italinë.

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta MetsolaMetsola, paralajmëron vendet dhe thekson se në këtë momentr zgjidhjet nuk duhet që të jenë kombëtare por evropane.

“Zgjidhjet nuk mund të jenë në nivel kombëtar, por vetëm në nivel evropian. Mendoj se nuk ka alternativa të tjera përveç lidhjes së paktit për emigracionin, qytetarët e të gjitha vendeve të BE-së na kanë kërkuar të gjejmë zgjidhje”, tha kryetarja e Dhomës Evropiane, Roberta Metsola.

Ndër të tjera Metsola ka deklaruar se kanë kaluar 10 vite nga tragjedia e Lampedusësdhe akoma nuk është gjetur një zgjidhje e mjaftueshme në këtë drejtim.