BOTA, 13 Shtator 2023, 12:34

Tërmeti shkatërrimtar në Marok, mbi 2900 viktima

Tërmeti shkatërrimtar në Marok, mbi 2900 viktima

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm i para pak ditëve në Marok është rritur në 2,901 persona, tha të martën Ministria e Brendshme e vendit.

Në një deklaratë, ministria tha se 5,530 persona të tjerë u plagosën në tërmetin me magnitudë 7 që goditi vendin e Afrikës Veriore të premten vonë.

Tërmeti ishte më i forti që goditi vendin e Afrikës Veriore në një shekull, sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik të Marokut.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin antik të Marrakech, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Të martën, ekipet e kërkim-shpëtimit vazhduan përpjekjet e tyre për të pestën ditë radhazi për të gjetur njerëz dhe trupa të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura në zonat e goditura rëndë nga tërmeti.