BOTA, 10 Shtator 2023, 20:45

Aeroplani rrëzohet në një shfaqje ajrore në Hungari, 2 të vdekur dhe 4 të lënduar (VIDEO)

Aeroplani rrëzohet në një shfaqje ajrore në Hungari, 2

Një aeroplan u rrëzua gjatë një shfaqje ajrore sot në Hungari, duke lënë dy persona të vdekur dhe katër të lënduar.

Sipas mediave të huaja, shfaqja u zhvillua në aeroportin Borgond në qytetin Szekesfehervar, rreth 70 kilometra në jugperëndim të Budapestit.

“Në bazë të informacioneve paraprake, përveç pilotit, në aeroplan ka qenë edhe një pasagjer dhe tragjikisht të dy kanë humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në terren, katër persona u plagosën, duke përfshirë tre me djegie të rënda, sipas një zëdhënëse të shërbimit kombëtar të ambulancës.

Ajo shtoi se të plagosurit rëndë ishin një grua, një burrë dhe një vajzë, ndërsa një djalë ka pësuar lëndime më të lehta.

Një video në mediat lokale tregoi se aeroplani – i Aviacionit të Amerikës së Veriut T–28 Trojan i vitit 1951, sipas raporteve të mediave – duke u rrëzuar nga qielli dhe duke shpërthyer në tokë.

“Aeroplani i vogël u rrëzua pranë një makine të parkuar, e cila mori flakë nga përplasja e mbeturinave”, tha policia në deklaratë.

“Përplasja ndodhi shumë afër ambienteve të shfaqjes ajrore”, ka thënë zëdhënësja e shërbimit kombëtar të ambulancës.