TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një autobus pranë kalasë së Beratit ka përfunduar në flakë. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për të lënduar.
Nga vendngjarja duken flakë dhe tym i dendur, i zi që mbulon zonën.
Bëhet me dije se autobusi me turistë po ngjitej drejt kalasë së Beratit. Në ato momente shoferi ka kuptuar se kishte një defekt dhe ka zbritur menjëherë pasagjerët.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka asnjë person të lënduar. Siç shihet edhe në pamje, zjarri që ka përfshirë mjetin ka shkaktuar tym të dendur e të zi që ka mbuluar zonën. Megjithatë, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe shkaku që ka shkaktuar zjarrin.