TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë siguruar pamjet që tregojnë momentin e arrestimit të Sokol Vatës, truprojës që vrau me thikë 20-vjeçarin francez në beach bar-in “Principotes” në Ksamil.
29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, i fshehur brenda bagazhit të një automjeti.
Policia ka arritur të lokalizojë dhe të vërë në pranga Sokrat Vatën, 29-vjeçarin nga Hasi i cili kërkohej si autori i dyshuar për vrasjen e turistit 20-vjeçar francez, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në plazhin e Ksamilit.
Sipas raportimeve, kapja e tij u bë e mundur gjatë kontrolleve të ushtruara në një pikë kontrolli të ngritur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor në Levan.
Në tentativë për t’i shpëtuar ndjekjes dhe arrestimit nga forcat e rendit, 29-vjeçari ishte fshehur në bagazhin e një automjeti. Menjëherë pas ndalimit, Vata është shoqëruar nga efektivët e policisë drejt Komisariatit të Vlorës.
Nderkohe policia ka zbardhur të tjera detaje nga arrestimi i 29-vjeçarit që vrau me thikë të riun francez në Ksamil.
Teksa po tentonte të arratisej, Sokrat Vata u kap pas pesë orësh në Levan nga shërbimet e policisë i fshehur në bagazhin e një makine.
Automjeti drejtohej nga një 31-vjeçare turke, ndërsa pasagjer ishte një 38-vjeçar gjithashtu turk.
“Autori i dyshuar, shtetasi S. V., 29 vjeç, ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, shtetas turk.
Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi sot policia.
Nga pamjet e shpërndara nga policia, Vata shihet zbathur dhe me tuta të gjakosura.
Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.