TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas denoncimit publik të aktivistit Gent Progni, i cili ka pretenduar se një person ka tentuar ta godasë me thikë gjatë protestës.
Përmes një deklarate, Bardhi e cilësoi ngjarjen si jashtëzakonisht serioze dhe kërkoi reagim të menjëhershëm nga organet ligjzbatuese.
Sipas tij, çdo pretendim për kërcënim ndaj jetës së qytetarëve që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të protestuar duhet të hetohet me profesionalizëm, paanshmëri dhe pa vonesa.
Bardhi theksoi se çdo klimë frikësimi apo dhune ndaj aktivistëve dhe protestuesve është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet e një shteti demokratik.
Ai i bëri thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit që të hetojnë me përparësi denoncimin e Prognit, të zbardhin rrethanat e ngjarjes dhe të vënë përpara përgjegjësisë çdo person që rezulton i përfshirë.
“Siguria e qytetarëve dhe garantimi i së drejtës për të protestuar duhet të mbeten të pacenueshme”, thuhet në reagimin e Bardhit.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Denoncimi publik i aktivistit Gent Progni, sipas të cilit një person ka tentuar ta godasë me thikë gjatë protestës, është një ngjarje jashtëzakonisht serioze që kërkon reagim të menjëhershëm nga organet ligjzbatuese.
Çdo pretendim për kërcënim ndaj jetës së qytetarëve që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të protestuar duhet të hetohet me profesionalizëm, paanshmëri dhe pa asnjë vonesë. Një klimë frikësimi apo dhune ndaj aktivistëve dhe protestuesve është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet e një shteti demokratik.
I bëj thirrje Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit të hetojnë me përparësi këtë denoncim, të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe të vënë para përgjegjësisë çdo person që rezulton i përfshirë. Siguria e qytetarëve dhe garantimi i së drejtës për të protestuar duhet të mbeten të pacenueshme.