BALLKAN, 8 Prill 2025, 20:22

Përfaqësuesja e lartë e BE: Çdo përpjekje për të shpërbërë Bosnje Hercegovinën e papranueshme. Nuk do të tolerohet asnjë kërcënim

Përfaqësuesja e lartë e BE: Çdo përpjekje për

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e  Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, ka deklaruar se nuk do të tolerojnë asnjë kërcënim për integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës (BH), duke theksuar se çdo përpjekje për të shpërbërë vendin është e papranueshme.

Gjatë një vizite në bazën Butmir në Sarajevë, ku u takua me anëtarët e EUFOR-it të vendosur në BH, Kallas vlerësoi se situata e sigurisë në BH është e qendrueshme, por e brishtë për shkak të kërcënimeve ndaj rendit kushtetuese që vijnë nga entiteti Republika Srpska i BeH-së.

“Lidershipi i Republikës Srpska po minon rendin kushtetues dhe ligjor, duke kërcënuar lirinë themelore të të gjithë qytetarëve. Këto veprime janë në kundërshtim me detyrimet që BH-ja ka ndërmarrë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha Kallas.

Ajo theksoi se nuk do të tolerohet asnjë kërcënim ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe rendit kushtetues të BH-së.

“Çdo përpjekje për të shpërbërë vendin është e papranueshme”, porositi Kallas, duke kujtuar qindra ushtarë shtesë u vendosën në muajin mars në kuadër të operacionit ”Althea”, me qëllim për të dërguar një mesazh të qartë se BE-ja mbetet e vendosur për stabilitetin e këtij rajoni dhe sigurinë e BeH-së.

“Populli i BH-së nuk meriton asnjë më pak se stabilitet dhe prosperitet. BE-ja gjithmonë do të mbetet partneri më i qëndrueshëm dhe i më besueshëm për këtë vend”, u shpreh ajo.

“Përparimi në rrugën drejt BE-së mbetet garancia më e mirë e sigurisë dhe prosperitetit”, theksoi Kallas.

Shefja e diplomacisë së BE-së vizitën e saj do ta mbyllë me një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Elmedin Konakoviç.