TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata Rajonale e Bielefeld ka dënuar me burgim të përjetshëm të martën, autorin e vrasjes së boksierit shqiptar, Besar Nimani.
Ky vendim i Gjykatës ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë për një dënim të autorit të vrasjes.
Aktgjykimi nuk është ende përfundimtar, shkruan media gjermane NOZ.de. Ky vendim mund të apelohet në Gjykatën Federale të Drejtësisë në Karsluhe.
Media gjermane sqaron gjithashtu se burgimi i përjetshëm në gjermani nënkupton heqje të lirisë për një periudhë të pacaktuar, por të paktën për 15 vjet. Vetëm pas kësaj periudhe 15-vjeçare mund të pezullohet vendimi.