BALLKAN, 24 Nëntor 2021, 15:56

Tragjedia në Bullgari, Osmani: Identifikimi i viktimave mund të zgjasë shtatë ditë

Tragjedia në Bullgari, Osmani: Identifikimi i viktimave mund të

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është shprehur ditën e sotme se ka pasur një takim të frytshëm për me prokurorët përgjegjës për sa i përket tragjedisë që ndodhi në Bullgari.

Sipas tij, u bisedua për procedurën e hetimit dhe identifikimit të viktimave. Osmani tha se identifikimi ka filluar të bëhet, ndërsa shtoi se procesi mund të zgjasë deri në shtatë ditë.

“Pas identifikimit të trupave, do të organizojmë transport të tyre deri në Shkup” tha Osmani.

Ai shtoi se ka biseduar me familjarët dhe se për momentin askush nuk mund të shikojë kufomat. Osmani tha se spitali ku gjenden të lënduarit nga shpërthimi i autobusit, edhe pse ka ndalesë për vizitë për shkak të masave anti-covid, ka bërë përjashtime për shtetasit tanë dhe familjet e tyre mund të hynë brenda për ti vizituar të afërmit.

Ministri shtoi se “spekulimet që po qarkullojnë për rastin tragjik vetëm se mund të dëmtojnë hetimet.”