BALLKAN, 25 Nëntor 2021, 19:39

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut: Nuk ka pasur bidonë me benzinë në autobus, janë spekulime

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut: Nuk ka pasur

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, për BTV-në bullgare është shprehur se spekulimet që po qarkullojnë për bidonë me benzine dhe për fishekzjarrë vetëm sa e dëmtojnë hetimin dhe nuk e ndihmojnë.

Ai tha se sipas informacioneve që ka në dispozicion nuk bëhet fjalë për bidonë benzine ndërsa shtoi se beson tek organet hetuese bullgare.

“Hetimi do t’i vërtetojë të gjitha faktet, ndërsa të dhënat më të rëndësishme do të vijnë nga organet bullgare. Ne duhet ta vërtetojmë arsyen për aksidentit nëse kjo ka ndodhur nga faktori njeri ose është ndonjë lëshim teknik i automjetit”, tha Oliver Spasovski.

Ai shtoi se Drejtoria Doganore dje ka ndërmarrë veprime për zbardhjen e procedurave dhe dy doganierë janë pushuar nga puna.

“Nevojitet hetim me detaje dhe përgjegjësi penale për secilin”, tha Spasovski.