BALLKAN, 25 Nëntor 2021, 12:30

Vrasja e Carolinës në Greqi, publikohet video e bërë nga Babis para vrasjes

Vrasja e Carolinës në Greqi, publikohet video e bërë nga

Së fundmi në mediat greke është publikuar një video e realizuar nga Babis Anagnostopoulos me gruan e tij vetëm pak muaj para se ta vriste gruan e tij Caroline brenda shtëpisë së tyre në Glyka Nera.

Nga pamjet shihet Babis Anagnostopoulos duke tërhequr me celular gruan e tij Caroline, kur asgjë nuk parashikonte se çfarë do të pasonte.

Ndërkohë të hënën e ardhshme pritet që në prokurori të shkojë avokati i pilotit bashkë me botuesin e një gazete të njohur, i cili deklaron se Babis Anagnostopoulos nuk është vrasësi i Caroline.

“Sot do të takohem me botuesin që pretendon se ka informacione që do të rrëzojnë, siç thotë ai, rastin e klientit tim.

Botuesi më njoftoi se ka marrë një thirrje nga prokurori për të paraqitur të hënën të dhënat që thotë se ka në dispozicion. Unë do të jem i pranishëm në të gjithë procesin”, ka thënë avokati.