BALLKAN, 25 Nëntor 2021, 14:30

Drejtori i shoqatës së transportuesve: Modeli i autobusit të tragjedisë, i vitit 2005-2008

Drejtori i shoqatës së transportuesve: Modeli i autobusit të

Drejtori i shoqatës së transportuesve pohon se modeli i autobusit të aksidentit tragjik me 44 viktima në Bullgari është i vitit 2005-2008. Ivaylo Konstantinov, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Kombëtare të Transportuesve të Autobusëve, komentoi për BNR se autobusi i djegur nuk ishte tre vjeç, por “të paktën 15-20 vjeç”.

Modeli i tij është më së shumti i vitit 2005-2008, nëse pronari i tij pretendon se është 3 vjeç, ka mundësi që në kompanitë maqedonase të ketë një praktikë të tillë që të riciklojnë autobusët e vjetër në Turqi, duke i zëvendësuar të gjitha pjesët e kalbura me të reja.

Kjo cenon izolimin e fabrikes i cili nuk digjet kollaj. Nuk dihet nga cfare materialesh eshte ky izolim nuk mund ta them kete por nese dikush pretendon se autobusi i tij eshte 3 vjeç nuk eshte e vertete sepse duket nga modeli i automjetit”, tha Konstantinov.

Ai theksoi se autobusët janë të sigurt që të mos marrin flakë lehtë dhe tha se nuk ka qenë në dijeni për një tjetër rast të tillë të një autobusi të djegur plotësisht në një kohë kaq të shkurtër për rreth 5 minuta.

“Hipotetikisht është e mundur të ketë një vendstrehim të veçantë për transportin e karburantit, por nuk mendoj se është realiste. Nuk kam dëgjuar në dhjetë vitet e fundit një kompani evropiane të spekulojë në këtë mënyrë.

Le të vërejmë, që çdo prodhues autobusi ofron mundësinë e një cisternë shtesë, e cila është mjaft standarde dhe e ligjshme. Pothuajse të gjithë autobusët e rinj kanë cisterna të tilla shtesë”, shtoi ai.

Konstantinov shpjegoi se licencimi i autobusëve bëhet duke licencuar fillimisht kompaninë që kryen transportin përkatës.

“Çdo veturë e blerë apo e shitur nga kjo kompani i shtohet apo hiqet licencës që ka. Domethënë nuk është krim monstruoz që autobusi maqedonas nuk ka pasur leje transporti ndërkombëtar, por hyrje fizike e autobusit në licencën e kompanisë”.