
Edhe sot në Gjykatën Speciale në Hagë ka vazhduar dhënia e dëshmisë së dëshmitarit të gjashtë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në seancën e sotme gjyqësore dëshmitari me kodin 4355 vazhdon t’iu përgjigjet pyetjeve të ZPS-së.
Ndërsa, me të nisur seanca për të mbrojtur dëshmitarin e njëjta është mbyllur për publikun.
Dëshmitari i gjashtë i ZPS-së ka nisur dhënien e dëshmisë së tij nga pasditja e djeshme.
Një pjesë e dëshmisë së dëshmitarit të gjashtë u dëgjua kryesisht në seancë të mbyllur për publikun si masë për mbrojtjen e këtij të fundit.