BALLKAN, 6 Mars 2023, 22:12

Ekzekutohen me armë zjarri dy persona në Shkup, dyshohet se janë të lidhur me botën e krimit

Ekzekutohen me armë zjarri dy persona në Shkup, dyshohet se janë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkup. Sipas mediave maqedonasve dy personat e vrarë janë persona të njohur të botës së krimit.

Vrasja është konfirmuar edhe nga policia e Maqedonisë së Veriut, e cila thotë se ngjarja ka ndodhur në një hotel në zonën e Çarshisë.

Njoftimi:

“Më 06.03.2023 në ora 20:11 në SPB-Shkup është denoncuar se në një objekt hotelerie në Shkup disa persona kanë shtënë me armë ndaj J.K. dhe E.I. të cilët kanë nderuar jetë në vendngjarje si dhe ndaj A.T. i cili ka marrë lëndime dhe është dërguar në spital për t’i dhënë ndihmën mjekësore. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së, raporton Alsat.