SPORT, 2 Shkurt 2020, 09:58

Legjenda e Interit zbulon profesionin që i pëlqente veç futbollit: Do isha një këngëtar romantik

Legjenda e Interit zbulon profesionin që i pëlqente veç


Havier Zaneti është një nga emrat që e kanë shkruar emrin me germa të arta në historinë e futbollit, ndërsa Interi ka pasur fatin ta kishte pjesë të organikës së tij. Zikaltërit nuk mund të mos e vlerësonin legjendën e klubit, i cili tashmë ka një rol drejtues në klub.

Së fundmi, Zaneti ka treguar edhe një tjetër profesion veç futbollit që e tërheq shumë. Argjentinasi është shprehur se do i pëlqente të ishte një këngëtar, dhe nëse do e kishte realizuar këtë atëherë do ishte një këngëtar romantik. “Jam i sigurt se do më pëlqente të isha bërë këngëtar. Do isha një këngëtar romantik, sepse më pëlqejnë ato lloj këngësh.

Akoma nuk e besoj që pata mundësinë të këndoja me Minën, që përveçse një këngëtare e madhe është edhe interiste. Ishte një emocion i madh, të gjithë e dimë kush është Mina dhe jo vetëm Italian”, u shpreh Zaneti, i cili zbuloi kështu pasionin e tij të fshehur.