TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vazhdon rënia e pabesueshme Arda Turan, një lojtari i cili luajti në nivelet më të larta me Atletiko Madrid dhe Barcelonën para se të zhdukej nga radarët për shkak të sjelljes së tij e sidomos peripecive në Turqi ku u kthye për të ndihmuar ekipin e Bashakshehir që të fitonte titullin.
Përplasje, ofendime gjyqtarëve por edhe grushte brenda e jashtë fushës së lojës shënuan kthimin e Arda Turan në Turqi ku u prit si hero por ku nuk i bëri punë as miqësia e tij e veçantë me Erdogan. Klubi i Bashakshehir ndërpreu marrëveshjen që kishte për huazimin e tij nga Barcelona pa u mbyllur deri në fund duke e kthyer te katalanasit, të cilët sigurisht nuk e duan lojtarin.
Por jo vetëm ata, duket se askush nuk është i interesuar që të afrojë një futbollist kaq problematik në futbollin e rëndësishëm europian e si rrjedhojë, Arda Turan po kërkon që të gjejë sistemim në ndonjë vend tjetër dhe ka zgjedhur Brazilin, në Amerikën e Jugut. Sipas mediave braziliane, mesfushori ka nisur negociata me Flamengon, ndërsa menaxheri ia ka propozuar edhe Boka Juniors e Palmeiras.