TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mauro Ikardi që kur ka shkelur këmbën në Francë ka rilindur dhe vetëm shënon me fanellën e PSG-së. Sulmuesi argjentinas tregon edhe një herë se është një sulmues klasi dhe aftësitë e tij janë të mëdha. Të gjithë në Francë bëjnë me dije se lojtari do qëndrojë në Francë, por “Repubblica”ka një skenar tjetër.
Siç raporton kjo media, ish-kapiteni i Interit do transferimin te Juventusi dhe në qershor do të bëjë çmos të bashkohet me bardhezinjtë.
Vanda Nara agjentia e tij dhe vet lojtari, janë munduar gjatë gjithë verës së shkuar të mbyllin tratativat për kalimin në Torino, por kjo gjë nuk ndodhi. Argjentinasi vazhdon të ketë të njëtën dëshirë edhe pse tani te PSG-ja po shënon pa pushim. Edhe pse pa zhurmë, agjentia e tij vazhdon të punojë mbi këtë pistë.
Se sa vend do të kishte te Juventusi për Ikardin është një çështje më vete, kjo pasi Dibala dhe Higuain janë ringjallur dhe vështirë të largoheshin nga Torino, me këto që po japin në fushën e lojës.