AKTUALITET, 17 Mars 2023, 13:50

Zgjedhjet e 14 majit/ Në fushatë bashkë me Metën apo të ndarë? Ja si përgjigjet Berisha

Zgjedhjet e 14 majit/ Në fushatë bashkë me Metën apo të

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat u shpreh se Enkelejd Alibeaj nuk mund të jetë sipas tij kryetar partie, pasi e konsideron këtë të fund një peng të kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu ai theksoi se do të mbështeten të gjithë kandidatët, ndërsa shtoi se ndonëse janë zgjedhje vendore, janë historike pasi kanë për qëllim rrëzimin e monizmit.

Pyetje: Do të angazhoheni në fushatë bashkë me Metën apo të ndarë?

Berisha: Fushata lokale është lokale, Unë, Meta, Dule, Ndoka do të mbështesim kandidatët nga të katër anët e vendit. Por gjithnjë fushatën lokale që e bëjnë kandidatët ka edhe një fushatë që e bëjnë drejtuesit e partive dhe këtë herë fushata është jetike sepse kemi të bëjmë me një betejë historike në përmbysjen e monizmit.

Pyetje: A ka ndonjë kandidat nga 61 kandidatët që do garojë që t’ju ketë bërë kërkesë të mbani një distancim?

Berisha: Janë shpikje. Kandidatët presim me padurim mbështetjen e fuqishme të Berishës dhe PD. Sali Berisha nuk udhëheq asnjë fushatë lokale. Nëse udhëheqja e partisë në fushatën politike është e detyruar të zbërthejë politikat antishqiptare të Ramës, kandidatët e PD janë të detyruar të merren me qytetarët dhe hallin e tyre. Fushata e kryetarit të bashkisë është fushatë që ka për target bashkëbisedimin me qytetarin dhe program përzgjidhet nga halli i tij.

Më tej ish-kryeministri Berisha deklaroi: Të shpallësh kryetar atë që nuk është do të thotë të pranosh të emëruarin e Edi Ramës, është shkelur çdo normë e këtij vendi, I këtij shteti apo narko shteti. Të pretendosh se Alibeaj që nuk është votuar kurrë dhe e ka shndërruar vetën një peng të Ramës, kjo do të thotë të kthehesh te opozita e emëruar. Nuk ka asnjë vendim gjykatë në absolute , që Enkelejd Alibeaj është kryetar partie.

Ka një vendim gjykate që është në fuqi akoma derisa të zbardhet vendimi që Sali Berisha është kryetar partie. Por tmerri që ka Rama dhe që mendon se nëpërmjet Alibashës dhe Bravës do të mund të shpëtojë në 14 maj. Për Alibeajn nuk ka asnjë vendim gjykate në këtë shtet. Por ky është një pseudoshtet. Por dihet që është vegël i kapur peng në krim nga Edi Rama. Basha Alibrava nuk kanë lidhje me PD, janë të dy pengje të Ramës dhe Rama i përdor.