TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një akuzë të fortë këtë të premte, në konferencën me gazetarët, kur tha se për kontrollin e ushtruar në banesën ku jeton Arben Ahmetaj, janë kryer procedura joligjore.
Kjo sipas Berishës, erdhi pas deklaratës së Ahmetajt në një intervistë që u pa si një “kërcënim” për Ramën.
“E kam denoncuar me qindra herë Ahmetajn, por ndaj atij dhe askujt tjetër, procedura joligjore nuk mund të përdoret, vetëm e vetëm pse kërcënoi Edi Ramën. E kërcënoi Ramën, i tha se ti je ai që ka mbledhur 17 firma për 24 orë, se unë si ministër nuk e bëja kurrë”, tha Berisha.
Sali Berisha: Ka një analogji me kontrollin që u bë te partnerja dhe ish-bashkëshortja e Ahmetajt.
Organet ligjzbatuese kanë të drejtë të kontrollojnë në çdo rast, por kurrë në kundërshtim me procedurën ligjore.
E kam denoncuar me qindra herë Ahmetajn, por ndaj atij dhe askujt tjetër, procedura joligjore nuk mund të përdoret, vetëm e vetëm pse kërcënoi Edi Ramën.
E kërcënoi Ramën, i tha se ti je ai që ka mbledhur 17 firma për 24 orë, se unë si ministër nuk e bëja kurrë.
Kërcënoi Don Agaçion, kërcënoi Erion Veliajn dhe tani nuk merret me thelbin, por bëjnë kontrolle pa autorizime. Të turpshme, kontrolle policeske të dënueshme.
Ky njeri nuk ngurron të përdorë çdo lloj mjeti në propagandën e tij vulgare për të mbrojtur veten e tij.
Ndaj duke dënuar qëndrimet prej gangsterëve për kontrollet pa autorizim, dënoj edhe qëndrimin që nuk guxojnë të prekin Arben Ahmetaj, se përfundojnë më keq se ai.