AKTUALITET, 27 Mars 2023, 23:01

Enton Abilekaj: Basha dhe Alibeaj me 16 kandidatë, do të kenë komisionerë për 61 bashki!

Enton Abilekaj: Basha dhe Alibeaj me 16 kandidatë, do të kenë

Enton Abilekaj ka folur për zgjedhjet lokale dhe grupin Alibeaj, që nuk arriti të gjejë kandidatë pë të gjithë bashkitë, duke garuar vetëm në 16 bashki. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Abilekaj deklaroi se grupi Alibeaj do të ketë komisionerë edhe në zona kur nuk garon fare, duke dëmtuar në këtë mënyrë opozitën e drejtuar nga Berisha, e cila do të ketë vetëm një komisioner për të gjithë koalicionin. 

"Mendoj se analiza e Gjekmarkaj ishte shumë e mirë. E thënë e vërteta qartësisht, problemet që kanë ata. Ishte një kronologji e ngjarjeve dhe diskutimeve të brendshme, të cilat ne nuk i dinim. Ishte një rrëfim shumë i sinqertë.

Konkluzioni ishte i tillë, duhet ti japësh partinë Berishës, pavarësisht se për çfarë e përdor ai.

Atë parti e kontrollon ai, pavarësisht se ku do ta çojë, që e dinë ata që e mbështesin.

Mendoj se analiza e Gjekmarkaj duhet të shërbente për reflektim të grupit Alibeaj.

Me 16 kandidatë, do të mbajnë vulën dhe komisionerët. Ata nuk kanë kandidatë në 45 bashki, por do të kenë komisionerë, ndërsa ata që kanë kandidatë nuk do të kenë komisionerë", tha Abilekaj.