AKTUALITET, 30 Qershor 2022, 22:57

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gazment Bardhi: E vërteta do ta turpërojë Sali Berishën, të ulë kokën dhe të heshtë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Gazment Bardhi: E vërteta do ta

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se ish-kryeministri Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë kur barazon sakrificën e demokratëve me bandat e Elbasanit.

Përmes një statusi në Twitter, Gazment Bardhi shkruan se për interesa politike të ditës, Berisha foli me të njëjtën gjuhë si Taulant Balla për ngjarjen e Elbasanin para zgjedhjeve të 25 prillit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Ndërsa shtoi se e vërteta e kësaj ngjarjeje do ta turpërojë ish-kryeministrin Berisha.

“Pasi prokuroria po zbardhë të vërtetën për ngjarjen e Elbasanit, Sali Berisha që barazoi sakrificën e demokratëve me Bandat e Elbasnit, duhet të ulë kokën dhe të heshtë. Sali Berisha për interesa politike të ditës foli me të njëjtën gjuhë si Taulant Balla për atë ngjarje. Pasi doli zbuluar në gënjeshtër, nuk pres të kërkojë ndjesë, por të paktën të heshtë. E vërteta do dal, dhe ajo do turpërojë Sali Berishën njëlloj si Edi Ramën e Tualant Ballën“, shkruan Bardhi në Twitter.