AKTUALITET, 30 Qershor 2022, 22:43

Nëse gjykata i jep vulën Alibeajt/ Sali Berisha zbulon prapaskenat, çfarë do ndodhë me selinë e PD-së

Nëse gjykata i jep vulën Alibeajt/ Sali Berisha zbulon prapaskenat,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do e lirojë kurrë selinë e PD-së edhe nëse gjykata i jep “vulën” Enkelejd Alibeajt për drejtimin e partisë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha thotë se organizimi i partisë bëhet me statut dhe sipas tij, është statuti që është njohur nga gjykata.

Fevziu: Kush do jetë kryetari i Grupit Parlamentar në shtator?

Berisha: E ka përcaktuar statuti i PD0-së. Kjo detyrë i është ngarkuar Luçiano Boçit.

Fevziu: Nëse grupi parlametnar ka më shumë pjesëtar në anën tjetër se sa në anën tuaj.

Berisha: Statuti është statut. Rama po bën gjithçka që t’i japë Alibashës logo. Nuk ka akt më të paimagjinueshëm që të futet një palë e tretë në një gjyq. Nuk ndodh në botë kjo përveçse këtu. Ka disa forma të proceseve gjyqësore.

Fevziu: Nëse ia japin vulën zotit Alibeaj, çfarë do ndodhi?

Berisha: Nëse i japin vulën, nuk mund të ndodhë ajo.

Berisha: Jo nuk do ndodhë kurrë ajo.