AKTUALITET, 30 Qershor 2022, 22:57

Sherr me thika mes të miturish, plagoset një 15-vjeçar! Përfundon në gjendje të rëndë në spital, bashëmoshatari shoqërohet në polici

Sherr me thika mes të miturish, plagoset një 15-vjeçar!

Një sherr mes dy 15-vjeçarësh ka përfunduar me plagosjen me thikë të një prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Cërrikut.

Sipas policisë, shtetasi N.P. 15 vjeç ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, të miturin P.M.

Ky i fundit është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në polici të autorit.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, kapet menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i plagosjes.

Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin N.P., rreth 15 vjeç.

Ky shtetas mbrëmjen e sotme  plagosi shtetasin P.M., rreth 15 vjeç, banues në fshatin Shtëpanjë, Cërrik, i cili  ndodhet në spital për ndihmë mjeksore në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.