AKTUALITET, 30 Qershor 2022, 21:30

"Arsyet që jep doktori nuk qëndrojnë!"/ Mërtiri: Ja pse i duhet protesta në 7 korrik Sali Berishës!

"Arsyet që jep doktori nuk qëndrojnë!"/ Mërtiri:
Ergys Mërtiri dhe Sali Berisha

Ergys Mërtiri thotë se Berisha e ka thirrur protestën e 7 korrikut, sepse kërkon të forcojë pozitat brenda partisë dhe të nxjerrë jashtë loje grupin pro Bashës, që po vijon të rezistojë ndaj tij. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Mërtiri tha se protesta nuk është një përpjekje për të përshkallëzuar një situatë politike në raport me qeverinë, por thjesht për punët e brendshme të PD-së. 

"E sigurtë është, arsyet që thotë doktori nuk qëndrojnë.

Ai tha do të bëjmë protestë për të rrëzuar qeverinë. Nuk më duket se do të rrëzohet qeveria në datë 7. Nuk mendoj as se do të jetë fillimi i një revolucioni. Orgaizimi i një proteste, pastaj pushime dhe pastaj rikthim, nuk është në përpjekjen për të përshkallëzuar një situatë politike.

Doktori ka ca punë të ngutshme. Ai është përpara vendimit të gjykatës, është përpara betejës për të marrë partinë. Kjo është sfida. E dyta, për të nxjerrë jashtë loje grupin që po reziston përballë tij", deklaroi Mërtiri.