AKTUALITET, 30 Qershor 2022, 22:26

Nuk i ndalon kontrollit, Policia e Elbasanit dhe Librazhdit në ndjekje të makinës, dyshohet se po udhëtonin disa persona me precedentë

Nuk i ndalon kontrollit, Policia e Elbasanit dhe Librazhdit në ndjekje

Një drejtues mjeti nuk i ka ndaluar patrullës policore në një pikë kontrolli ne Elbasan. Menjëherë policia i është vënë në ndjekje të automjetit me targë AB 680 AB, ku dyshohet se udhëtonin disa persona me precedentë penalë.

Mjetit i është bërë me shenjë nga patrulla policore që të ndalojë në hyrje të qytetit të Librazhdit, por mjeti nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar lëvizjen në drejtim të Elbasanit. Menjëherë forcat e policisë së Librazhdit kanë njoftuar Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit, e cila ka angazhuar menjëherë dy patrulla policie.

As thirrjes së tyre për të ndaluar nuk ju është përgjigjur dhe pas kësaj janë angazhuar të gjitha forcat operacionale të Elbasanit, por pa mundur dot ta kapin, për shkak të qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara. Ndërkaq operacioni vazhdon.