AKTUALITET, 12 Gusht 2024, 23:20

Dyshohet se ra aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, humb jetën 47-vjeçari

Dyshohet se ra aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne (12 gusht) në Durrës. Një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga ballkoni i pallatit.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale, megjithatë kanë nisur hetimet për zbardhjen e  ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 21:50, në lagjen nr.5 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A. P., 47 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.