TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se udhëtimi i kreut të qeverisë Edi Rama dhe Presidentit, Bajram Begaj në OKB, është një nga më të kushtueshmit të përfaqësuesve të një shteti.
Berisha hodhi akuza se kryeministri Rama ka refuzuar delegacionin e Kreut të Shtetit në avionin e tij, duke theksuar se ky udhëtim do kushtojë rreth 500.000 euro.
“Vendosja e minimumit jetik, rreth 200 euro për person financohet pa vështirësi, vetëm duke reduktuar akuzimet dhe vjedhjet në buxhetin e shtetit
Udhëtimi i Ramës dhe Presidentit të vendit në OKB do të jetë një nga më të kushtueshmit të përfaqësuesve të një shteti. 35 vetë ndodhen në delegacionet e tyre në New York.
Një numër i tillë i madh është më i pazakonti dhe që do të thotë, po të kemi parasysh se Rama refuzoi të pranojë të në Ismailin e tij delegacionin e kryetarit të shtetit është shpenzim rreth gjysmë milion euro.
Vjedhjet e tyre janë të përditshme dhe të pafundshme. U bëj thirrje qytetarëve të ushtrojnë presion ndaj deputetëve që të votojnë ligjin për minimumin jetik”, tha Berisha.