TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot do të zhvillohet seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i arrestuar për shitblerje votash. Beleri kërkon ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’. E pranishme në gjykatë ishte është edhe ambasadorja greke.
Çështja Beleri vijon nga dita në ditë të ketë një rrjedhë zhvillimesh. Zyrtarët grek në nivele të larta janë të përfshirë plotësisht në mbrojtjen e tij.
Deri më tani, Beleri ka bërë 2 kërkesa për leje të veçantë që t’i mundësohet betimi si kryebashkiak, por burgjet e kanë refuzuar. Ndërsa në Gjykatën e Lartë, Beleri ka bërë 2 rekurse për të shpallur të paligjshëm arrestimin dhe përgjimet e prokurorisë.
Beleri, i cili doli kandidati fitues në Bashkinë e Himarës u ndalua nga policia gjatë fushatës lokale për korrupsion zgjedhor. Ai u arrestua më 12 maj për blerje votash dhe pavarësisht se ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, mbetet në qeli.