AKTUALITET, 17 Shtator 2023, 23:03

Stephen Bassett zbulon pse Kongresi Amerikan pranoi të flasë për alienët

Stephen Bassett zbulon pse Kongresi Amerikan pranoi të flasë për

Drejtori i Paradigm Research, Stephen Bassett tha në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania se ekzistenca e UFO-ve është një realitet që njerëzimit do ta pranojë, siç ka pranuar luftërat dhe pandemitë.

Ai u shpreh se qeveria e SHBA ka pasur informacion për praninë e objekteve jashtëtokësore dhe ajo që po bën tani është që po lejon presidentin e SHBA të përballet dhe të bëjë publike formalisht këtë informacion.

“Ajo që po shikoni nuk është qeveria e SHBA që po mëson diçka të re. Por po gjen një mënyrë të rehatshme është në një embargo ndaj të vërtetës, që më në fund po i  thotë të vërtetën qytetarëve të Amerikës dhe shpreson që  ta falin këtë situatë, jemi në procesin e hapjes së informacionin. Unë mendoj se do ketë një njoftim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë brenda vitit. Ka pasur një sërë deklaratash provokuese nga përfaqësues të Kongresit, por deklarata duhet të vijë nga presidenti i SHBA dhe derisa ai të deklarohet para njerëzve që këto fenomene janë jashtëtokësore nuk mund të përparojmë. Kjo që jemi duke parë është rezultat i 6 viteve të fundit në 2017 kur Nju Jork Time botoi 2 artikuj të rëndësishëm lidhur me programin e objekteve jashtëtokësore dhe publikuan pamje video. Ky ishte fillimi i fundit i embargos së informacionit, dhe kjo na çoi në procesin e konfirmimit nga presidenti i SHBA”, tha ai.