AKTUALITET, 18 Shtator 2023, 11:46

Fier, pacienti humbi jetën pas përplajes së autoambulancës me kamionin, arrestohen shoferët e dy mjeteve

Fier, pacienti humbi jetën pas përplajes së autoambulancës

Janë arresuar nga policia shoferi i kamionit dhe autoambulancës që u përfshinë në aksident ditën e dielë në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën pacienti që po transportohej me autoambulancë.

Sipas uniformave blu, në pranga kanë rënë drejtuesit e kamionit dhe autoambulancës, shtetasit me iniciale L. Gj., 31 vjeç dhe F. R., 54 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të veprimeve procedurale të kryera për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, me pasojë vdekjen e një pacienti që po transportohej me autoambulancë, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan 2 drejtuesit e automjeteve (kamion dhe autoambulancë) të përfshirë në këtë aksident, shtetasit L. Gj., 31 vjeç dhe F. R., 54 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”,” informon policia.