TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në gjykatën e Elbasanit këtë të hënë do të dalin për tu njohur me masën e sigurisë 10 të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit Tempulli të zhvilluar në të gjithë vendin.
Sipas informacioneve mësohet se të arrestuarit kanë mbërritur në gjykatë dhe pritet që të nisë seanca për vlerësimin e masës së tyre të sigurisë.
Ndërkohë kujtojmë se në megaoperacionin antidrogë të zhvilluar në të gjithë vendin është bërë i mundur ndalimi i dhjetë personave dhe janë shpallur në kërkim katër të tjerë. Ndërkaq në kontrollin e ushtruar në banesat e tyre janë sekuestruar lëndë narkotike dhe peshore që përdoreshin nga trafikantët.