AKTUALITET, 18 Shtator 2023, 12:28

Bastet dhe reforma zgjedhore! PS mbledh Grupin Parlamentar, zbardhen çështjet që u diskutuan

Bastet dhe reforma zgjedhore! PS mbledh Grupin Parlamentar, zbardhen

Kjo ishte mbledhja e parë e Grupit Parlamentar të PS-së nën drejtimin e Bledi Çuçit. Mungoi kryeministri Rama pasi është në New York.

Mbledhja ka përfunduar dhe janë diskutuar vetëm çështjet sa i takojnë rendit të ditës në seancën plenare të ditës së enjte.

Një seancë e cila do të jetë e rëndësishme, sepse votohet ligji për rikthimin e lojërave të fatit vetëm online.

Ky variant nuk pritur mirë edhe nga disa eksponentë të PS, dhe është vendosur që të mos votohet këtë të enjte, me arsyen se ka nevojë që të shihet me më shumë vëmendje kjo çështje.

Çështje tjetër që është diskutuar është ajo e pagave të gjyqtarëve kushtetues, ku edhe Basha dhe grupi i tij i vigël pranoi të bashkonte votat me Ramën, nuk u arrit numri 84 vota. Kjo nismë u shty dhe rrezikon të mos votohet as këtë të enjte.

Dy çështje të tjera që nuk kanë marrë sot përgjigj, është çështja e avokatit të popullit dhe ajo e Reformës Zgjedhore.

Të enjten Kuvendi duhet të marrë një vendim, dhe nëse nuk ndodh, komisioni rrezikon të shkrihet, gjë të shkonte në favor të Bardhit dhe nëse rinovohet do të shkonte në favor të Bashës.