AKTUALITET, 25 Gusht 2022, 15:31

U larguan nga vendlindja pas ardhjes së talebanëve në pushtet, qeveria shtyn me gjashtë muaj afatin e strehimit të afganëve në Shqipëri

U larguan nga vendlindja pas ardhjes së talebanëve në pushtet,

Qeveria ka vendosur të shtyjë me gjashtë muaj afatin e qëndrimit të shtetasve afganë të cilët janë strehuar në Shqipëri, që pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan.

Vendimi është marrë këtë të enjte gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave teksa hyn në fuqi menjëherë.

***VENDIM***

PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.501, DATË 25.8.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN E MBROJTJES SË PËRKOHSHME SHTETASVE AFGANË DHE PERSONAVE PA SHTETËSI, ME VENDQËNDRIM TË PËRKOHSHËM OSE TË PËRHERSHËM NË REPUBLIKËN ISLAMIKE TË AFGANISTANIT, DHE PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR MENAXHIMIN E FLUKSIT TË KËRKUESVE TË MBROJTJES NDËRKOMBËTARE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 82, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

“2/1. Me përfundimin e afatit të përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, personave, që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë, u shtyhet qëndrimi dhe me 6 (gjashtë) muaj të tjerë.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.