TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka marrë në pyetje për zhdukjen e Ervis Martinaj edhe Indrit Doklen.
Gazetarja Klodiana Lala tha se katër ditë më parë “është marrë në pyetje edhe Indrit Dokle. Ai ka mohuar të ketë konflikte dhe gisht në zhdukjen e Ervis Martinaj. Ai ka thënë se gjatë ditëve që Prokuroria pretendon se është zhdukur Ervis Martinaj ai ka qenë në ambiente të survejuara me kamera dhe i shoqëruar me persona që mund ta dëshmojnë këtë”.
Por megjithatë policia nuk përjashton asnjë pistë dhe asnjë personazh në lidhje me hetimin për rrëmbimin e mundshëm të Ervis Martinaj.
Edhe gjatë ditës së sotme grupi i hetimit është duke kryer kontrolle në dy ambiente të njohura në kryeqytet për të zbuluar nëse ka informacion ose pamje që mund të nxjerrin detaje nga kjo histori.