TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partise së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar të enjten se nuk ka asnjë njohuri për hetimet që SPAK ka nisur ndaj tij dhe as kuriozitet për to, ndërkohë që tha se publikimi nga ana e Monika Kryemadhit e certifikatës së gjendjes civile është “kontribut i çmuar për tja bërë të lehtë punën SPAK”.
“Nuk kam asnjë njohuri apo kuriozitet për ndonjë hetim të SPAK-ut”, tha Meta per Euronews Albania.
I pyetur per ate qe pritet ne muajin shtator, Meta tha se “mezi po e pres, tani jemi në një fushë ku pa asnjë diskutim do të fitojë e drejta, e vërteta, ata patjetër do të stisin e do të shpikin por këtë rradhë do të shpartallohen”.
Pyetje: Pse përdorni mbiemrin Meta dhe jo Metaj ?
Meta: Për lehtësi në komunikim me publikun, është çështje tjetër. Unë kam qenë e jam ai që më njohin të gjithë.
Pyetje: Po në formularin e deklarimit?
Meta: Nuk ka asnjë rëndësi kjo çështje, certifikata publike nje kontribut tjetër per SPAK. Ku të dojë SPAK formularet ti kërkojë nga çerdhja e gjtihçka tjetër. Ne i cojmë çdo ditë letra, shkresa, firma të Edi Ramës të minsitrave të kpërfshirë në aferën më skandaloze e më të zezë.
Kur u njohët me faktin që SPAK ka nisur këtë hetim?
Meta: S’kam asnjë njohuri të vecante e asnjë kurioziet për cdo hetim. Jam njohur me urdhrin e porosine e kryetarit të partisë shtet ne kongresin e partise se tij ndaj SPAK për të nisur hetime për Ilir Metën dhe Sali Berishën e ata që i kanë prishur gjumin përgjithmonë këtij zotërtie që i ka rënë skema e pasjes së opozitës në xhep e tani me opoziten përballë ka dalë zbuluar me skandalet e tij në krye të qeverisë
Pyetje: Socialistët shtatorin e shohin si nje muaj përballje me ju për shkak të një dosje të pretenduar në ngarkimin tuaj?
Meta: Që nga 25 korriku unë kam dalë përballë të gjithë atyre të cilët kanë një kohë të gjatë që punojnë kundër interesave kombëtare, interesit të shtetit tonë, interesit publik, kundër rinisë, duke nxitur depresionin, demotivimin e saj e largimin me qëllim zëvendësimin me bangladeshas.
Unë mezi po e pres 1 ,2 shtatorin e në vijimësi, tani jemi në një fushë ku pa asnjë diskutim do fitojë e drejta, e vërteta, ata patjetër do të stisin e do shpikin por këtë rradhë do të shpartallohen.
Për Ilir Metën ata do bien vetë e nuk e dinë që nuk është thjesht një gropë por një humnerë pafund për ta në të cilën ata do të bien vetë.