AKTUALITET, 25 Gusht 2022, 15:05

Nuk ka fund dhuna ndaj grave në Shqipëri/ 25-vjeçari merr shokët dhe dhunon ish-bashkëjetuesen

Nuk ka fund dhuna ndaj grave në Shqipëri/ 25-vjeçari merr

Shmanget tragjedia në Tiranë. Një vajzë e mitur, 16-vjeçare, është dhunuar nga ish-bashkëjetuesi i saj 25-vjeçar dhe dy persona të tjerë.

Madje ata kanë tentuar dhe ta djegin atë me benzinë.

Lajmi bëhet i ditur në një njoftim të policisë Tiranë, e cila thotë se në pranga kanë përfunduar dy shtetasit që kanë ndihmuar ish-bashkëjetuesin e të miturës së dhunuar.

Njoftimi 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit E. H., dhe D. M., si dhe referuan materialet e shpallën në kërkim shtetasin A. Ç., 25 vjeç, pasi dyshohet se në ambientet e jashtme të një pallati, kanë ushtruar dhunë ndaj një 16-vjeçareje (ish-bashkëjetuesja e shtetasit A. Ç.), si dhe kanë tentuar ta dëmtojnë atë me lëndë djegëse (benzinë).