AKTUALITET, 16 Mars 2023, 12:48

U kapën me 260 kg marijuanë, gjykata lë në burg katër "turistët" rumunë

U kapën me 260 kg marijuanë, gjykata lë në burg katër

Katër rumunë, dy burra dhe dy gra dolën sot para gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë.

Gjykata caktoi për ta masën e sigurisë "arrest me burg". Ata u mbrojtën nga avokatë kryesisht, pas arrestimit tre ditë më parë nga Policia.

Gjatë operacionit "Camper", atyre iu është gjetur një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike kanabis, në Qafë-Botë.

Ata ishin në monitorim dhe droga ndodhej në dy kampera. Paraprakisht dyshohet se droga i përkiste një grupi shqiptar të trafikut dhe se katër të arrestuarit ishin maskuar si turistë për të kaluar kollaj lëndën narkotike. Kamperat që ata kishin marrë, i kishin me qira.