AKTUALITET, 16 Mars 2023, 09:56

Saimir Tahiri humbet të atin, mesazhi prekës: O ba, si nuk më prite?

Saimir Tahiri humbet të atin, mesazhi prekës: O ba, si nuk më

Ndahet nga jeta babai i ish-ministrit Saimir Tahiri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tahiri, nëpërmjet një mesazhi prekës për humbjen e të atit, Bashkim Tahiri. Teksa ndodhet pas hekurave, ish-ministri ka shkruar një letër për ndarjen nga jeta të babait të tij.

LETRA:

O Ba, si nuk më prite?

Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.

Të ndritë shpirti atje lart!

Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.

Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më dëgjon më:

Të dua shume Ba!

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

Përgjithmonë!

Saimir Tahiri humbet të atin, mesazhi prekës: O ba, si nuk më

Saimir Tahiri humbet të atin, mesazhi prekës: O ba, si nuk më