AKTUALITET, 16 Mars 2023, 12:24

Mblidhet KAS, do të shqyrtohet kërkesa e Alibeajt për regjistrimin në zgjedhjet vendore

Mblidhet KAS, do të shqyrtohet kërkesa e Alibeajt për

Mblidhet Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, ku edhe po shqyrtohet ankesa e grupit të Alibeajt për regjistrimin në zgjedhje.

Kujtojmë se KQZ vendosi mosregjistrimin e  Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Përfaqësuesi ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa gjatë fjalës së tij tha se autorizimi i jep tagër përfaqësuesve për regjistrimin dhe se autorizimi është i vlefshëm për çdo datë zgjedhjesh.