AKTUALITET, 16 Mars 2023, 10:59

Ambasadori i OSBE: Zgjedhjet e 14 majit të jenë demokratike dhe transparente

Ambasadori i OSBE: Zgjedhjet e 14 majit të jenë demokratike dhe

Ambasadori i OSBE-së Guido De Sanctis ka kërkuar që zgjedhjet e 14 majit të jenë demokratike dhe transparente.

Gjatë fjalës së tij në De Sanctis theksoi se një proces i mirë do kërkonte një bashkëpunim mes partive dhe institucioneve.

“Duhet të shohim rezultatet e arrira nga Shqipëria në të kaluarën. Pra cilat janë arritjet që ne kemi shënuar, që KQZ janë bërë në formë transparente. Ne i trajtojmë si hapa pozitivë. ODIR-i ka nxjerrë një raport dhe ka theksuar disa gjëra.

ODIR-i ka rekomanduar të gjitha agjencive që të identifikojnë dhe të ndjekin penalisht shitblerjen e votave.

Vlerësojmë përdorimin e fillimeve të gatshme nga partitë politike.

Ka pasur disa arritje në Shqipëri në të kaluarën por mbetet ende pune. Kjo bëhet nëse institucionet dhe partitë të kenë një dialog. Por kjo nuk është kaq e thjeshtë. Ne ftojmë këto për një dialog të brendshëm”, tha De Sanctis.