AKTUALITET, 16 Mars 2023, 10:28

Altin Dumani: Rekrutuam 32 oficerë të BKH në 2022, kjo strukturë është e plotë

Altin Dumani: Rekrutuam 32 oficerë të BKH në 2022, kjo

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka raportuar për punën 1-vjeçare të këtij institucioni para Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Gjatë fjalës së tij, Dumani u shpreh se në vitin 2022, u plotësua struktura e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pasi u rekrutuan edhe 32 oficerë të tjerë.

“Në lidhje me rekomandimin e përmbylljes së vendeve vakante në SPAK, nënvizojmë se përgjatë vitit 2022 është përfunduar procesi i rekrutimit të 32 hetuesve të BKH, duke finalizuar plotësimin e kësaj strukture dhe me emërimin e 60 hetuesve pranë BHK. Pra, kemi një BKH që sa i takon numrit të hetuesve, është në numrin e saj të plotë dhe është efektive.

Sidoqoftë, vlen të nënvizohet se organika mbetet ende e paplotësuar, ku ka vende vakante për tre prokurorë të posaçëm dhe 257 punonjës së administratës civile. Kujdes është treguar edhe lidhur me plotësimit të sektorëve, sidomos atyre të ekspertizës së hetimit financiar”, theksoi Dumani.