TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Preç Zogaj komentoi në emisionin “Triolog” në RTSH, protestën e mbajtur një ditë më parë nga opozita, duke theksuar se kjo e fundit, sipas tij, ka mungesë bashkëpunimi dhe sfida të brendshme organizative.
“U perceptua se do të ketë një protestë, por pjesëmarrja e ulët duket e konfuzuar dhe e paqartë.
Të gjithë mund ta shohin tani që PD nuk duket më si më parë. Unë kam kohë që e kam vërejtur.
Që kur ka dalë opozita në vitin 2013 e deri më tani, ajo ka përdorur shpesh bojkotin si mënyrë për të kundërshtuar Kuvendin.
Opozita ka një zakon, ose një pamundësi, për të mosbashkëpunuar brenda parlamentit me palën tjetër. Gjithmonë ka ngjarje që e tregojnë këtë”, tha Zogaj.
Ai vuri në dukje se protestat, sipas tij, nuk janë organizuar si duhet ndërsa tha se fokusi nuk është pjesëmarrja e njerëzve.
“Nuk janë të qartë, nuk dinë çfarë duan. Mendoj se kanë arsye të tjera, janë problemet e brendshme që kanë brenda partisë dhe te krerët, dhe këto probleme shkaktojnë këto qëndrime.
Protestat nuk janë organizuar si duhet; në fakt, PD është një parti e madhe dhe mund të mbledhë njerëz, por nuk duhet të shkojmë vetëm për të numëruar pjesëmarrësit, ky nuk është qëllimi. Politika ka matje dhe prioritete të tjera, tha analisti.