AKTUALITET, 15 Gusht 2022, 15:10

Tritan Shehu: Ka nisur epoka e protestave

Tritan Shehu: Ka nisur epoka e protestave

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar për News24 në lidhje me projektin për ndërtimin e portit të Durrësit. 

“Afera të tilla shkatërrojnë, gërryejnë stabilitetin e këtij vendi. Siç është Afera e portit të Durrësit, që bie ndesh me parimet strategjike, si anëtare e NATO-s. Qeveria fatkeqësisht vazhdon këtë lojë të saj. Nuk merret askush me dënimin ligjor, dhe me dënimin e këtyre aferave.

Opozita është ringjallur nga një heshtje, ka marrë pozicionin e saj. Ndaj ngelet vetëm mobilizimi i njerëzve, siç është lëvizja e tyre. Protestat e tyre, vënia në lëvizje e tyre për të krijuar atë përmbytje që ka nevojë vendi. Problemet kanë marrë përmasa të tilla, mbrojtja e qytetarëve e të drejtës, është pothuajse zero.”, tha Shehu.

I pyetur se, kur do të nisin protestat, ai tha se epoka e tyre ka nisur.

“Epoka e tyre ka nisur. Të jeni të bindur se do vazhdojnë me mobilizime të mëdha të opinionit publik. Ky është një regjim që nuk përmbyset me votë, por me protesta.

Kjo është me rëndësi dhe kemi një sinkron mes forcave opozitare dhe PD dhe Partisë Së Lirisë dhe forcave të tjera, që kanë një qëllim, të shpëtojnë Shqipërinë nga ky regjim. Për ringjalljen e shpresës, që të ndalojë kjo zbrazje e vendit. Është katastrofë për këtë vend që rrezikon mosekzistencën e vetë, për shkak të largimit.”, pohoi mes të tjerash Shehu.