AKTUALITET, 15 Gusht 2022, 12:06

Takimi me Bajram Begaj, Vjosa Osmani: Kërkojmë mbështetje për anëtarësimin në NATO

Takimi me Bajram Begaj, Vjosa Osmani: Kërkojmë mbështetje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët me homologun shqiptar, Bajram Begaj ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën që vendi ynë i ka dhënë në proceset integruese. Në fjalën e saj, Osmani deklaroi se Shqipëria ka qenë zëri i Kosovës, aty ku nuk ka përfaqësim.

Osmani u shpreh se objektiv i Kosovës është integrimi në BE dhe NATO, ndaj u shpreh se deri në fund të vitit do të aplikojnë për statusin kandidat.

“Uroj Shqipërinë për arritjet në rrugën drejt BE. Ne në Kosova i gëzohemi të arriturave të Shqipërisë. Shqipëria i ka dhënë mbështetje Kosovës në të gjitha periudhat, ndërkohë keni qenë zëri jonë aty ku ne nuk jemi të përfaqësuar

Do të intensifikojmë edhe më shumë marrëdhëniet në të gjitha fushat.

Objektivi ynë strategjik mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO prandaj do të aplikojmë për statusin në BE deri në fund të këtij vitit. Ne kërkojmë mbështetje për anëtarësimin në NATO, aty ku e kemi vendin.

Fakti që Shqipëria është anëtare e NATO-s është siguri më e madhe për ne. Siguria është shndërruar prioritet. Ne po bëjmë koordinim me partneret tanë strategjik që rajoni të ndihet i sigurt.

Sa i takon bashkëpunimit dy palësh është më rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat të ndërsjelltë. Kam disa vite që kam kërkuar një praktike të tillë. Ndaj mendoj që është koha të bëjmë hapat e duhur.

Po behën përgatitjet për të zbatuar marrëveshjet dhe trajtim të barabartë pa dallime. Presim që BE të jetë me i zëshëm.

Presim sinjale të qartë nga BE të jepen në raport me Serbinë që duhet ë ndalojë këto veprime që cenojnë sigurinë në rajon”, tha ndër të tjera Osmani.