TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka denoncuar sot atë që e quan aferë dhe megaskandal, bëhet fjalë për projektin e Portit të Durrësit.
Në një dalje për mediat, Berisha u shpreh se Rama dhe bashkëvjedhësit e tij duan të fshehin fitimet në parajsat fiskale të mafies botërore.
“Kjo aferë ose ky megaskandal është e tillë, që askush nuk njeh, meqë kompania është ofshore dhe kjo është e ndaluara me ligjet e vendit, që kompani të tilla të marrin pronat e publike të shqiptarëve. Kjo bëhet se Rama dhe bashkëvjedhësit e tij duan të fshehin fitimet në parajsat fiskale të mafies botërore.
Së treti në këtë aferë Edi Rama u thotë shqiptarëve se Shqipëria fiton 300 milionë, në një kohë kur vetë trualli në pozicionin me të avancuar të qytetit të Durrësit kushton jo më pak se 3 miliardë euro.
Pra nëse pronarët e trojeve në Shqipëri japin truallin për zhvillim ndërtuesve, sipas zonave me një përqindje nga 20-50 përqind, Edi Rama u lë shqiptarëve vetëm 10%, kurse Rama merr vetë 90% të vlerës. Ky është një superskandal. Tejkalon çdo imagjinate. Por a është vetëm kjo gjoba e shqiptarëve që i bën me këtë aferë
Rama i privon ata nga porti shekullor, përfitimet marramendëse, ai ka shpallur se do ndërtojë një port të ri, që shkon afërsisht 2 miliardë euro. Pra shqiptaret duhet të paguajnë nga paratë e taksave të tyre ndërtimin e një porti të ri 2 miliardë euro në mënyrë që Rama me kompanitë ofshore të përvetësojnë 1.5 milionë katror porti”, tha Berisha.