AKTUALITET, 5 Korrik 2022, 22:43

“SPAK-u është në provë në këtë rast”- Kryemadhi zbulon përgjigjen e marrë nga organi i akuzës në lidhje me denoncimin për inceneratorët: Më thanë që…

“SPAK-u është në provë në këtë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi këtë të martë se ka besim te SPAK në lidhje me hetimin e aferës së inceneratorëve.

E ftuar në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, News 24, kryetarja e LSI tha se përderisa ka hedhur firmën dhe ka ngritur një padi në lidhje me inceneratorët do të thotë që ka besim te organet e drejtësisë.

Ajo shtoi gjithashtu se ka marrë një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me denoncimin e bërë për inceneratorin e Tiranës, ku thuhet se organi i akuzës është ende në një hetim paraprak.

“Unë këtë punë kam tani. Unë kam besim te SPAK-, përderisa kam besim unë kam hedh firmën dhe kam bërë një padi. Është SPAK-u në provë në këtë rast. Unë përderisa kam bërë një padi dhe nuk më denoncon njeri për kallëzim të rremë do të thotë që i kam të sakta.

Unë ja kam bërë shumë të qartë SPAK-ut me të gjitha informacionet që i kam çuar. SPAK-u evazionin fiskal të Klodian Zotos e ka që në 9 nëntor me fatura me të gjitha. Në vijim të asaj do t’i bashkangjisë shtesë padie këto 24 kompanitë e tjera.

I kam dërguar dy herë letër dhe thonë që jemi në hetim paraprak për inceneratorët. Ka një vit e gjysmë që e kam denoncuar dhe janë në hetim paraprak akoma”, tha Kryemadhi.