AKTUALITET, 5 Korrik 2022, 22:12

“Alqi Bllako hajdut ordiner, edhe për Lefter Kokën unë kam faj”/ “Shpërthen” Kryemadhi: Kur Rama bënte konçensionin e inceneratorit, nuk më pyeste sepse…

“Alqi Bllako hajdut ordiner, edhe për Lefter Kokën unë kam

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar ashpër ndaj aferës së inceneratorëve. E ftuar në emisionin “Open”, ajo është pyetur nëse ka pasur faj që nuk e ka denoncuar më parë këtë çështje.

Kryemadhi u shpreh se fajet e saj, nuk janë thelbi i kësaj çështje. Ajo u shpreh se ka faje që nuk ka denoncuar më parë Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën për përfshirje në korrupsion.

Sipas saj, kur kryeministri Edi Rama bëri konçensionin, nuk e ka pyetur Kryemadhin, pasi ishte gruaja e Ilir Metës.

“Zbardhni ku kanë vajtur paratë e shqiptarëve. 128 mln euro të inceneratorit të Tiranës, ku janë investuar. Ky është thelbi, kjo është pika e dobët. Nuk janë pikë e dobët fajet e Monika Kryemadhit në vitin 2014. Unë e kam fajin, për Alqi Bllakon, një hajdut ordiner, ka bërë namin në MInistrinë e Mjedisit. Unë e kam fajin dhe për Lefter Kokën që nuk ngrita zërin të thosha që nuk ka vend këtu. Unë e kam fajin për Edi Ramën që kur bën konçensionin, duhet t’ia kisha thënë me kohë. Por nuk më ka thënë njeri mua sepse unë jam gruaja e Ilir Metës. Nuk je gazetare profesioniste, sepse përgjegjësia e inceneratorit të Elbasanit është përgjegjësi e qeverisë” – tha Kryemadhi.