AKTUALITET, 21 Prill 2022, 21:41

"Sot i shërbyet më shumë ju pushtetit se Alibeaj"/ Bushati-Berishës: Ratë në kurth duke përdorur forcën ndaj Alibeajt

"Sot i shërbyet më shumë ju pushtetit se Alibeaj"/
Andi Bushati dhe Sali Berisha në TPZ

Incidenti që ndodhi në Parlament, mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt, ku ish kryeministri e shtyu nga foltorja, mori vëmendjen e të gjithë ditën e sotme. 

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, analisti Andi Bushati, i tha Berishës se ai ka rënë në kurth në këtë rast dhe se i shërbeu më shumë pushtetit me aktin e sotëm, sesa Alibeaj, të cilin ai e akuzon si "vegël të Ramës". 

Pjesë nga biseda: 

Andi Bushati: Unë personalisht nuk besoj te ajo që thoni ju, që Alibeaj është kukull e Ramës. Por për hir të debatit po e marr të mirëqenë. I bie që ju keni rënë në kurthin e atyre. Sepse në të gjithë panoramën, duket se Berisha përdor akt fizik dhe e heq nga foltorja. Gjithë interpretimi ishte, Berisha i tankeve të 97-tës, Berisha që sulmoi partinë e vet, etj. Ju jeni 30 vjet me eksperiencë, nëse bini në kurthin e kundërshtarit dhe i jepni brum kundërshtarit, i keni shërbyer ju më shumës se Alibeaj. Dakord nëse Alibeaj është në këtë rol, përdoret akti fizik? Ju ratë në kurthin e tyre sot.

Sali Berisha: Unë mbrojtja një të drejtë themelore. Parlamentarizimi bazohet në diskutim dhe replikë. Atë të drejtë sistematikisht përpiqen të ma heqin. Nuk e bëjnë me të tjerët.

Andi Bushati: Alibeaj doli ëngjëll atje.

Sali Berisha: Për të mbrojtur Ramën, ai u bëri parzmore e tij.

Andi Bushati: Në imazh, i dhunshëm doli Sali Berisha.

Sali Berisha: Nëse unë nuk ju vë kufirin te thana atyre, më privojnë nga e drejta e fjalës. E drejta e përgjigjes është e patjetërsueshme. Ai që lejon veten të keqpërdoret në atë mënyrë...

Andi Bushati: E kam te akti juaj.

Sali Berisha: Akti ishte një spostim. Kishte zënë vendin tim.