TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov.
Lajmin e ka bërë të ditur numri dy i qeverisë maqedonase, i cili ka publikuar edhe një foto me kreun e qeverisë shqiptare.
Sipas Dimitrov në qendër të bisedimeve me Ramën ka qenë integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor.
“I nderuar të takoj kryeministrin shqiptar Edi Rama sot në Tirane. Ne diskutuam nevojën urgjente për të bërë një hap të madh drejt integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, shkruan Dimitrov.
Sa i takon integrimit, Rama tha se në rast se në qershor nuk zhvillohet tryeza e parë ndërqeveritare, atëherë Shqipëria nuk mund të qëndrojë peng dhe do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian.